FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tottenham mund me përmbysje Aston Villën, Kane është një “uragan” (VIDEO)

Tottenham ka arritur që të marrë një fitore me përmbysje 3-1 në ndeshjen e parë ndaj Aston Villës në shtëpi. “Spursat” e nisën në mënyrën më të keqe të mundshme ndeshjen, duke u gjendur në disavantazh që në minutën e 9-të. Mginn arrin të përfitojë nga një kundërsulm i shpejtë, duke gjetur të papërgatitur mbrojtjen e kundërshtarëve.

Image

Skuadra e Pochettinos kërkon që të gjejë golin e barazimit, por e ka shumë të vështirë për të gjetur hapësira. Në minutën e 73-të, pas një rrëmujë në zonë, topi shkon te Ndombele, i cili godet menjëherë nga distanca duke gjetur golin e parë në Premier League.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Spursat” nuk kënaqen me një pikë dhe kërkojnë edhe të dytin, të cilin do ta gjenin 4 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Harry Kane u vjedh një top mbrojtësve dhe me të majtën e dërgon në fundin e rrjetës, ndërkohë që 4 minuta më pas realizoi një gol magjik me një goditje të bukur në hyrje të zonës. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?