Tottenham shpërdoron avantazhin e dyfishtë ndaj Olympiakos, e zë “gjumi” në 45 minutat e dyta (VIDEO)
Tottenham nuk e ka nisur aspak mirë aventurën në Ligën e Kampionëve. Finalistët e edicionit të kaluar kanë shpërdoruar avantazhin e dyfishtë ndaj Olympiacos duke barazuar 2-2 në Greqi.
“Spursat” kaluan në avantazh fillimisht me Kane në minutën e 26-të, teksa sulmuesi anglez u tregua i saktë nga pika e bardhë. Në të 30-n, Lucas Moura dhuron spektakël në hyrje të zonës dhe me një goditje shumë të bukur e dërgon topin në cepin e portës, duke shokuar tifozerinë e zjarrtë greke.
Në fundin e fraksionit të parë, Daniel Podence rihapi ndeshjen me një goditje të bukur në një pozicion të prirët. Ekipi grek ruajti entuziazmin edhe në fillimin e pjesës së dytë, duke shënuar golin e dytë me Valbuena-n. Sfida tjettër e orës 18:55 mes Club Brugge dhe Galatasaray u mbyllë në barazim pa gola. /R.Lika-Koha Jone/
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

