Tottenhamit s’i mjafton “perla” e Kane, mund me përmbysje nga Brentford (VIDEO)
Tottenham vijon krizën e rezultateve në Premier Leagu, duke pësuar humbjen e 14-të sezonale. “Spursat” psuan një disfatë 1-3 në shtëpi ndja Brentforit, që tashmë e gjen vetën vetëm një pikë larg tyre dhe rrezik t’i lërë jashtë zonës së Conference League.
Skuadra e Tottenhamit në fakt do të kalonte e para në avantazh që në minutën e 8-të me Harry Kane që shënoi një super gol pas një goditje dënimi nga distanca.
Brentfordi kundërpërgjigjet në pjesën e dytë me Mbeumo, që do të shënonte dy gola të bukur me një të majtë të saktë në të dyja rastet. Për të mbyllur llogaritë mendoi Wissa dy minuta nga fundi i kohës së rregullt. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

