FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Totti parashikon se kush do ta fitojë Seria A këtë sezon

Legjenda e Romës dhe Serisë A, Francesco Totti, në një intervistë për “Sky Calcio”, ka bërë një prognozë për sezonin e ri në Seria A. Ish-kapiteni i Romës sheh sërish përpara Juventusin, por sipas tij Interi dhe Napoli do të jenë rivalë më të fortë.

 

“Juventusi mbetet ende skuadra për t’u mundur. Një klub i fortë në çdo drejtim: Si organizim, si skuadër dhe dominojnë kudo. Megjithatë, shoh se këtë vit Napoli dhe Inter janë më pranë, më të etura për fitore dhe janë përforcuar ndjeshëm. Ndaj parashikoj një kampionat më të fortë krahasuar me sezonet e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë mendoj se këto 3 skuadra do të zënë 3 vendet e para edhe pse në futboll gjithçka mund të ndodhë. Juventusi do të fitojë sërish në fund edhe këtë vit, por do të djersitë më shumë. Më pas vijnë Roma, Milan e Lazio, që do të duelojnë për vendin e katërt dhe Europa League. Unë shpresoj të gaboj për Romën, por kam 30 vite që merrem me futboll”, deklaroi Totti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?