FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tragjedi në familjen e Luis Enrique-s, vajza i ndërron jetë në moshën 9-vjeçare

Tragjedi në shtëpinë e Luis Enrique-s, pasi vajza e tij, Xana, ka ndërruar jetë në moshën 9-vjeçare, teksa nuk ka mundur të fitojë betejën e vështirë me turmorin.

Luis Enrique konfirmon se vajza e tij luftonte me një tumor në kocka prej 5 muajsh (osteosarcoma), por nuk arriti dot ta fitojë këtë betejë. Ishte pikërisht kjo sëmundje që detyroi Enrique të jepte dorëheqjen nga detyra e trajnerit të kombëtares së Spanjës, më 19 qershor të këtij viti.

“Do të na mungosh shumë, por do të të kujtojmë çdo ditë të jetës tonë, me shpresën se do të shihemi sërish në të ardhmen. Do të jesh ylli që do të udhëheqë familjen tonë”, shkruhej në mesazhin e Luis Enrique.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?