Tragjedi për Igor Novara, volejbollistja bie nga dritarja e hotelit dhe humb jetën

Julia Ituma, volejbollistja 18-vjeçare e skuadrës Igor Novara është gjetur e pajetë pasi ka rënë nga dritarja e një hoteli në Stamboll, ku ishte akomoduar me gjithë skuadrën, pasi kishte zhvilluar ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Champions League kundër Eczacibasi.

Nuk janë bërë akoma publike shkaqet e ngjarjes që solli vdekjes e sportistes së re, që kishte lindur në Milano nga prindër nigerianë dhe aktivizohej në sezonin e saj të parë me skuadrën e Igor Novaras.

Julia Ituma ishte një nga lojtarët më premtuese të kombëtares italiane të volejbollit, që aktivizohej në sezonin e saj të parë me skuadrën nga Novara, pasi kishte spikatur më parë tek Club Italia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?