FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tragjike, koronavirusi i merr jetën futbollistit shqiptar në SHBA, u martua pak muaj më parë (FOTO-EMRI)

Andre Ljuljovic është shqiptaro-amerikani, që ka humbur jetën nga koronavisuri në SHBA.

Djalë emigrantësh shqiptarë, ai ishte i ri në moshë dhe jo më larg se tetori i vitit të kaluar kishte bërë dasmën për t’u martuar me Janet Gazivoda.

Lajmi i botuar në gazetën “Illyria” në New York, shënon jo vetëm rastin e parë të vdekjes në komunitet po edhe një shembull se sëmundja nga ky virus po godet edhe mosha të reja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç familjarëve dhe miqve, Andre po vajtohet nga mbarë komuniteti i shkollës së mesme, në Archbishop Stepinac, në White Plains, ku e kanë njohur si nxënës e si atlet të fuqishëm në ekipin e futbollit amerikan të shkollës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shumë miq të tij janë shokuar nga humbja e papritur dhe po e kujtojnë në rrjetet sociale në internet.

Westchester, zona ku ndodhet White Plains, ka qenë një nga vatrat e para kryesore të përhapjes së koronavirusit, në New York. (Ruben Avxhiu)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?