Trajneri i Ajax paralajmëron lojtarët: Tottenham s’është si Juve dhe Reali
Trajneri i Ajaxit, Erik Ten Hag ka folur në konferencën për shtyp para gjysmëfinales ndaj Tottenhamit. Fitorja minimale 1-0 në ndeshjen e parë i jep një avantazh të konsiderueshëm ekipit holandez, që mund të kënaqen edhe me një barazim për të arritur finalen e madhe.
“Skuadrat angleze kanë një ritëm të ndryshëm. Ne kemi luajtur ndaj Real Madrid dhe Juventusit. Duhet të fitojmë nesër. Goli në fushën kundërshtare është i rëndësishëm, tani do të luajmë në shtëpinë tonë. Atmosfera është fantastike. Është gëzim i madh që të luash këto lloj ndeshjesh..
Organizimi në fazën defensive ishte perfekt në Londër. Nesër duhet të jemi shumë mirë në mbrojtje. Do të varet nga kundërshtari. Unë kam vetëm një dyshim, David Neres ka një problem të vogël, por ai është stërvitur dhe nuk ka probleme. Besoj se do të jetë gati nesër”, deklaroi trajneri Ten Hag para ndeshjes.
Hera e fundit që Ajax ka luajtur në finalen e Champions League ka qenë viti 1997, kundër Juventusit. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

