Trajneri i Anglisë i druhet Kosovës: Me ta duhet të luajmë më mirë se me Bullgarinë!

Kosova mundi mbrëmë Republikën Çeke në kualifikimin e Euro 2020 . Dardanët fituan me rezultatin 2-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke treguar se është një skuadër me karakter.

 

Sfida e radhës për Kosovën, do të jetë ajo e së martës ndaj Anglisë, teksa trajneri Southgate ka shprehur vlerësime për Kombëtaren e Kosovës për paraqitjet e deritanishme në kuadër të Grupit A kualifikuese për EURO 2020.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndeshja me Kosovën është kryesorja në grup, sipas meje. Jam shumë i impresionuar me Kosovën. Janë një ekip i organizuar mirë, me lojtarë të mirë. E kanë pasionin e një kombëtareje të krijuar së fundi. Rezultati i tyre  nuk më ka befasuar aspak. I kam parë që luajnë mirë edhe në ndeshjet paraprake. Me ta duhet të luajmë më mirë se me Bullgarinë. Do të jetë një test i mirë për ne, të martën”, deklaroi Gareth Southgate.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?