Trajneri i Bate Borisov: Ndaj Partizanit jemi favorit, por në Shqipëri është kampionati i fortë
Partizani mësoi sot shortin e Champions league që do ta vendosë përballë një ekipi të vështirë si Bate Borisov. Trajneri i skuadrës nga Bjellorusia, Kiril Alshevsk ka komentuar shortin, duke thënë se të kuqtë janë një rival i vështirë.
“Do të jem i kënaqur vetëm nëse mund ta mposhtim këtë kundërshtar. Për momentin, përderisa nuk ka nisur ndeshja jonë e parë ndaj Partizanit, është herët për të folur për ndonjë gjë!
Pozitiv fakti që ka nisur sezoni në Bjellorusi? Ndoshta po. Para së gjithash, sepse kundërshtari nuk ka gjasa të jetë në gjendje të mirë fizike. Por përsëri, vetëm koha do ta tregojë. E di që në Shqipëri ka një kampionat të fortë, sepse i kam parë vazhdimisht lojtarët atje.
Futbolli është i shpejtë, mjaft i fortë dhe emocional. Por përsëri, kjo është tabloja e përgjithshme. Një studim i hollësishëm i kundërshtarit, i cili ka një skuadër mjaft të re, do të bëhet në të ardhmen e afërt”, deklaroi Alshevsk.
KOHA JONË SONDAZH

