Trajneri i Japonisë flet pas eleminimit: Jam i shkatërruar!

Tekniku i Japonisë, Akira Nishino, ka pranuar se ai ndjehet “i shkatërruar” nga disfata 3-2 ndaj Belgjikës.

Japonezët po udhëhiqnin 2-0 në pjesën e dytë dhe u duk se do të kualifikoheshin, teksa përballë në çerekfinale do të kishin Brazilin e madh.

Por belgët e përmbysën rezultatin në 3-2 në minutën e fundit shtesë dhe u kualifikuan ata.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë jam shkatërruar. Ishim duke udhëhequr ne, por nuk kemi mundur të fitojmë. Ndoshta ishin vendimet e mia si trajner ose taktikat e mia, dhe nuk mundëm të vazhdonim të ruanin avantazhin me Belgjikën, që e ngriti lojën e saj. Ishte e pabesueshme çfarë na ndodhi”, tha trajneri i Japonisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?