Trajneri i Kamzës: I dola në krahë arbitrit, nuk dua të dënohemi
Trajneri i Kamzës, Gentian Stojku, pas barazimit 1-1 ndaj ekipit të Laçit. Skuadra e tij flirtoi me fitoren, por një penallti e dhënë nga gjyqtari Hamiti në minutën e 96-të bëri që rezultati të barazohej nga Najdenov. Numri një i stolit nuk është i kënaqur me faktin se nuk u arrit fitorja dhe tashmë lufta është më e ashpër.
“Deri sa matematika na lejon ne besojmë. Unë besoj, pasi kemi 12 pikë. Ne nuk ulim kokën, por shkojmë që ndeshjen e radhës për pikë.
Dhuna ndaj arbitrit? Dua të merrem me fushën të them të drejtën i dola në krah gjyqtarit. Për penalltinë mendoj se ishte katalizatori i këtij irritimi. I dola në krah që të mos ndodhte asgjë me gjyqtarin.
Nuk dua të kemi dënim, por jam munduar të ruaj qetësinë dhe të normalizohet gjendja”, deklaroi Stojku pas ndeshjes.
KOHA JONË SONDAZH

