FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trajneri i Kamzës vijon akuzat: Në ditët e sotme hajdutit i thuhet je njësh!

Kamza do të përballet me Partizanin dhe vetëm fitorja ndaj të kuqve do ju jepte garanci për qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar. Ndeshja nuk do të jetë aspak e thjeshtë, teksa këtë gjë e ka të qartë edhe trajneri Julian Ahmataj, që e konsideron duelin me të kuqtë si një finale.

“Është shumë e vështirë për Kamzën, pasi do të luajmë ndaj Partizanit. Ata janë përmirësuar shumë në fazën e fundit. Sfidë e vështirë, por ne do të japim maksimumin, pasi është një finale. Nuk e kam pasur asnjëherë skuadrën e plotë, dhe kjo na ka vënë shumë në vështirësi. Shpresoj që të rikuperohem sa të mundemi”, tha Ahmataj për Super Sport.

Kamza në këtë fund kampionati ka akuzuar me nota zyrtare për favorizimin e kundërshtarëve, akuza të cilat  nuk  mungojnë as në fjalët e Julian Ahmatajt.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Çfarë s’po na dëgjojnë veshët. Kjo është e turpshme. Në ditët e sotme hajdutit, po i thuhet se ky është njësh, ndërsa njerëzve që punojnë dhe janë të ndershëm, janë budallenj”, u shpreh trajenri i Kamzës. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?