Trajneri i Luiza Gegës: Krenar që punuam bashkë, nuk the kurrë u lodha
Luiza Gega mbylli dje garën finale në 3000 metra me pengesa, e para për të dhe për një atlet shqiptar në Lojërat Olimpike. Trajneri i saj, Taulant Stërmasi ka reaguar në rrjetet sociale, duke mos i kursyer fjalët e mira për Gegën.
“Luiza Gega, sportistja që çdo trajner do ta donte ta stërviste. Jo më kot prita të bej postimin tim pas mbylljes se garës finale të djeshme. Doja të them dy fjalë për Luizën. Sportiste që kërkon kaq shumë nga vetja, që nuk thotë kurrë u lodha. Sportistja që s’jep kurrë objektiva që nuk mund t’i arrijë, që ul kokën dhe vetëm stërvitet. Sportistja më modeste që kam njohur, mbi të gjitha njeri shumë i mirë.
Nuk kam pse merrem me rezultatin e arritur në kualifikuese apo edhe të djeshmin sepse ti e ke treguar veten në çdo kohë se çfarë niveli ndërkombëtar je. Çdo gjë vjen se ti lodhesh shumë dhe asgjë nuk të vjen falas. Arritjet janë në sajë të sakrificës tënde, përtej vështirësive të mëdha që ke në lidhje me infrastrukturën sportive.
Ti je njeri që me kokën lart nuk u tërhoqe përballë çdo vështirësie psikologjike. Në fund të ditës ti ke vendos emrin tënd atje ku duhet, as me PR boshe dhe me batuta pa vlerë. Thjesht ti je LUIZA GEGA! Krenar që kemi punuar bashkë!”, deklaroi Luiza Gega.
KOHA JONË SONDAZH

