Trajneri i Maliqit: Falenderojmë Zotin që dolëm gjallë!
Pasditen e sotme është luajtur ndeshja mes Këlcyrës dhe Maliqit e vlefshme për grupin B të Kategorisë së Dytë. Por ajo është shoqëruar me incidente dhe dhunë. Gjatë ndeshjes u dhunua fizikisht dhe u dërgua në spital me thyerje nofulle futbollisti Arlind Xaka shënon një rast dhune të patolerueshëm.
Egli Malësia, trajneri i Maliqit, e përmbledh këtë dhunë me urimin që lojtarët e drejtuar prej tij shpëtuan gjallë.
“Kemi përjetuar tmerr në fushën e Këlcyrës, gjë të cilën nuk e kemi hasur në asnjë fushë tjetër. Në kushte të tilla dhune fizike e psikologjike, vetëm për futboll nuk bëhet fjalë më’ u shpreh më tej Malësia. Sot në ndeshjen me Këlcyrën një prej futbollistëve i është rrezikuar jeta. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë’ apeloi trajneri i Maliqit Egli Malësia.
KOHA JONË SONDAZH

