Trajneri i Meksikës sulmon keq Neymarin: Është një kloun!

Brazili fitoi 2-0 ndaj Meksikës duke siguruar një vend në çerekfinale, por trajneri i meksikanëve, Juan Carlos Osorio ka sulmuar arbitrin italian Rocchi për një gjykim të njëanshëm, ndërkohë që nuk i ka kursyer kritikat as për Neymar, që sipas tij është një turp për futbollin.

“Gjyqtari favorizoi Brazilin. Të humbasësh kaq shumë kohë për shkak të një futbollisti si Neymar, është një zhgënjim i madh për futbollin. Rocchi nuk u ka thënë asgjë futbollistëve të mi që ishin të nervozuar. Futbolli është një lojë për burrat, jo për kloun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të mbanim rezultatin ndaj Brazilit me kokën lart, ishte një tregues për nivelin e lojës sonë. Na mungoi efikasiteti në sulm. Dua të falënderoj tifozët, që kanë qenë fantastik. Ju kërkojmë falje. Ata e kanë fituar Kupën e Botës. E ardhmja? Është gjëja më pak e rëndësishme për momentin. Do të shohim se çfarë vendimi do të marrë federata”, ka thënë Osorio në konferencën për mediat. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?