FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trajneri i njohur portugez Jose Mourinho: Botërori Portugalia ose Argjentina

Trajneri i njohur portugez Jose Mourinho bëri një pasqyrë të botërorit që nis këtë muaj në Rusi, duke renditur edhe skuadrat që sipas tij do të lënë shenjë.

Tekniku i Manchester United i dha virtualisht Argjentinës dhe Portugalisë, epitetin e surprizave të kampionatit, ndërsa personalisht e shtyu edhe disa vjet, debutimin në një seleksion kombëtar.

“Botërorët më emocionojnë shumë pasi nuk janë thjesht futboll. Janë evente njësoj si olimpiadat, që kanë një impakt të pabesueshëm në nivel social. Edhe pse personalisht mendoj se nuk luhet futbolli më i mirë, pasi në klube ka më shumë kohë, prapë është emocionues. Mendoj se Argjentina dhe Portugalia do rezervojnë surpriza, pasi Mesi dhe Ronaldo janë të aftë të bëjnë më shumë sesa seleksionet respektive. Portugalia fitoi Europianin, dhe është e aftë për çdo gjë. Më pas kemi dhe Brazilin, me mbrojtje të fortë dhe talent” tha trajneri i Mancester junaitid.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?