Trajneri i PSG: Dënimi i Messit? Nuk preferoj që të jap një koment

Marrëdhënia mes Lionel Messit dhe klubit të Paris Saint-Germain duket totalisht e krisur. Klubi vendosi të pezullojë argjentinasin pas udhëtimit pa leje në Arabinë Saudite teksa “pleshti” tashmë nuk është më i pranuar në kryeqytet as nga tifozeria e parizienëve.

Një histori që pritet të përfundojë pa lavdinë e menduar teksa trajneri Christophe Galtier komentoi për herë të parë mbi vendimin e drejtuesve të klubit për të pezulluar Messin.

“U informova në fillimin e javës mbi vendimin e klubit për të pezulluar Leon. Është një vendim i marrë nga drejtuesit dhe unë preferoj të mos e komentoj. Jam thjesht një punonjës i PSG dhe nuk mund të komentoj mbi të tilla vendime”, u shpreh Galtier.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?