Trajneri i PSG konfirmon mungesën e Neymar për duelin ndaj Bayernit
Trajneri i PSG, Christophe Galtier ka konfirmuar se PSG do të duhet të bëjë pa Neymar edhe për ndeshjen e dytë të raundit të 1/16 të Champions League kundër Bayern Munich.
“Në dy ndeshjet e ardhshme, ndaj Nantes dhe Bayern Munich, ne nuk do të kemi Neymarin në dispozicion. Nuk është një mungesë banale, por shumë e rëndë për ne”, është shprehur Galtier.
PSG humbi në Paris ndeshjen e parë ndaj Bayern Munch me rezultatin minimal 0-1. Sfida e kthimit do të luhet në Gjermani dhe një mungesë e tillë do të ndihet jo pak.
KOHA JONË SONDAZH

