Trajneri i Sevillas: Ende se besoj se fituam, çmenduri nëse nuk vijoj punën
Jose Luis Mendilibar ka bërë një punë të jashtëzakonshme në krye të Sevillas në vetëm 16 ndeshje, duke i dhënë një trofe dhe duke e shpëtuar nga rënia nga kategoria. Për herë të shtatë andaluzianët fituan trofeun e Europa League, duke triumfuar në të gjithë finalet e luajtura.
“Ende nuk e besoj që kemi fituar, por ne luftuam dhe trofeu i Europa League është i yni. Ndeshjen e nisëm keq, pasi nuk depërtuam shumë në zonën e Romës. Por pjesa e dytë ishte një tjetër simfoni. Arritëm të shkonin shpesh herë në zonën e tyre dhe barazuam rezultatin. Për sa i përket penalltive, lojtarët ishin të caktuar. Megjithatë, ata e ndryshuan vetë rendin mes tyre gjatë zhvillimit të penalltive“, tha trajneri spanjoll.
Kontrata e Mendilibar me Sevilla përfundon me 30 qershor, por një gjë e tillë nuk e shqetëson.
“Do të shohim se çfarë do të ndodhë, por tani duhet ta shijojmë këtë moment me të gjithë tifozët tanë. Ndihem shumë mirë këtu. Është e mrekullueshme të punosh me këta lojtarë. Do të ishte një çmenduri të mos vazhdoja! Megjithatë ende nuk e di nëse do të rinovoj apo jo, por edhe unë nuk e kam mendjen aty tani. Puna u krye mirë dhe kaq”, deklaroi strategu i Sevillas.
KOHA JONË SONDAZH

