FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trajneri i Uruguait, Tabarez: Thyem një tabu, goli i ngjashëm me atë ndaj Italisë…

Trajneri i Uruguait, Ocar Tabarez është shfaqur i kënaqur për faktin se skuadra e tij theu tabunë e ndeshjes së parë në Kupën e Botës, duke shënuar në minutën e fundit të kohës së rregullt.

“E dimë që kemi edhe shumë për të bërë, por në këto ndeshje vlen mbi të gjitha fitorja. Kemi arritur që të thyejmë një tabu. Në një grup kaq të mbyllur e rëndësishme është që të bësh pikë për të vijuar më para. Jemi mbrojtur shumë mirë, dhe arritëm që të shënonim në pikën e tyre të fortë, që janë goditjet standarde.

Nëse do të shohim golin e Gimenez është shumë i ngjashëm me atë të Godin ndaj Italisë, 4 vite më parë. Jam i kënaqur me lojën e djeshme, që fituan një ndeshje aspak të thjeshtë. Ndoshta me Salah do të kishim një avantazh më të mirë në fushën e lojës, pasi shkuam shumë afër një barazimi 0-0”, u shpreh Tabarez. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?