Transferimi i Fabinhos në Arabi mund të dështojë për shkak të qenëve të tij

Liverpool, Fabinho dhe klubi i Al-Ittihad gjetën gjuhën e përbashkët për të transferuar në Arabinë Saudite mesfushorin brazilian. Gjithsesi transferimi i 29-vjeçarit në Lindjen e Mesme mund të dështojë për arsyen më të çuditshme.

Fabinho zotëron dy qen të racës bulldog dhe kjo racë është e ndaluar me ligj në Arabinë Saudite. Shteti arab nuk lejon askënd që të shkelë në territorin e tij dhe të marrë gjithashtu me vete qen të racës bulldog, vetëm nëse këta të fundit deklarohen se do të përdoren për gjueti apo në shërbim të personave të verbër.

Fabinho nuk pranon asnjë tolerim dhe është gati të “grisë” kontratën paraprake me klubin e Al-Ittihad pasi në asnjë formë nuk do të ndahej nga dy qentë e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjendur para kësaj situate, drejtuesit e klubit arab po bëjnë maksimumin që të marrin rolin e ndërmjetësit me autoritetet përkatëse dhe të sigurojnë një leje të veçantë për Fabinhon dhe dy qentë e tij të racës bulldog.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?