FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Transferimi te Juventusi, flet agjenti i Ronaldos: Do jetë një tjetër etapë brilante

Duket se janë orë deçizive këto që po kalojnë sa i takojnë aksit Madrid-Torino, aty ku po kryhet një transferim i bujshëm i Cristiano Ronaldo-s.

Sipas raportimeve të sotme të shtunën pritet zyrtarizimi i portugezit te Juventusi, por ndërkohë ka edhe zëra të cilat mendojnë se kjo lëvizje nuk do të kryhet.

Edhe pse nuk e thotë direkt, është agjenti i Ronaldo-s, Jorge Mendes, i mohon këto zëra duke lënë të kuptohet se periudha e klientit të tij te Real Madrid ka përfunduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse Cristiano Ronaldo do të largohet nga Reali i Madridit do t’i jetë përjetësisht mirënjohës klubit, presidentit, stafit mjekësor dhe të gjithë madridistëve nëpër botë. Nëse kjo do të ndodhë ai do ta bëjë për një tjetër etapë brilante në karrierën e tij”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fjalë mëse të qarta ato të Jorge Mendes me Ronaldon që tashmë është vetëm një hap larg transferimit te Juventusi për shumën e 100 milionë eurove.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?