Trofeu mes Tiranës dhe Durrësit, ja ku do të jetë prezent Duka
Do të luhet sot 90 minutat e fundit të kampionatit, që do të vendosin se cila skuadër do të shpallet kampione e Shqipërisë për këtë sezon. Partizani dhe Tirana qëndrojnë në kuotë të barabartë pikësh (64), por renditjen e kryesojnë “demat” që janë më të avantazhuar në përballjet direkte me rivalët bardheblu.
Partizani do të presë në shtëpi Teutën në ndeshjen e fundit të kampionatit, ndërsa Tirana do të udhëtojë drejt Durrësit për tu ndeshur me Erzenin në këto 90 minuta të Superiores.
Gara është e hapur (dhe Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që ceremonia dhe dhënia e trofeut për skuadrën kampione të bëhet kur të përfundojnë ndeshjet.
Oversport raporton se presidenti Armand Duka nuk do të jetë i pranishëm as në “Arenën e Demave” dhe as në “Niko Dovana”, por do të shkojë bashkë me trofeun tek skuadra fituese kur të përfundojnë ndeshjet.
KOHA JONË SONDAZH

