Tronditet Atletico Madrid, kapiteni dëmtohet dhe braktis stërvitjen

Atletico Madrid nuk ka marrë lajme aspak të mira nga stërvitja e sotme, teksa Diego Godin është detyruar që të braktisë në mes stërvitjen.  Skuadra spanjolle ishte duke zhvilluar seancën e fundit në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Leganes. Mbrojtësi u shfaq i zemëruar gjatë kohës që po shkonte në dhomat e zhveshjes duke konfirmuar se po kalon një moment delikat.

Godin mori një goditje në këmbën e djathtë dhe më pas nuk ja doli që t’i shkonin deri në fund stërvitjes me pjesën tjetër të grupit që e mbylli 50 minuta më vonë seancën stërvitore. Nuk dihet ende nëse kapiteni i Los Colchoneros do ja dalë të rikuperohet në kohë për sfidën e kthimit ndaj Juventusit, që do të luhet të martën në mbrëmje. /Koha Jone/

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?