FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Tronditet” Barcelona, Messi edhe një muaj jashtë fushave

Tifozët e Barcelonës i shtuan shpresat se do të shihnin shumë shpejt në fushë Lionel Messin, pasi ky i fundi ka nisur stërvitjen prej disa ditësh me grupin. Në shtëpinë blaugrana të mendohej se sulmuesi argjentinas mund të aktivizohej për disa minuta në atë ndeshje por Messi jo vetëm që e ndoqi sfidën ndaj andaluzianëve nga tribuna, por gjendja e tij është përkeqësuar.

 

Messi ka marrë një tjetër goditje në stërvitje dhe rrezikon të qëndrojë 1 muaj jashtë fushave duke humbur sfidën e kësaj fundjave me Barçën por edhe debutimin në Champions League. Osasuna, Valencia, Granada dhe Villareal janë 4 kundërshtarët e ardhshëm të Barcelonës në La Liga me Messin që pritet të mungojë në të gjitha këto takime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një lajm shumë i keq keq për Barcelonën, që për momentin ka të dëmtuar edhe Luis Suarez e Ousmane Dembele. Tashmë katalanasve nuk u mbetet gjë tjetër veçse të mbyllin sa më shpejtë transferimin e brazilianit Neymar.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?