“Tronditet” gazetaria sportive në Itali, humbet jetën gazetari i njohur i Rai
Një lajm i keq ka tronditur gazetarinë sportive në Itali, teksa ka humbur jetën Franco Lauro. Gazetari i njohur i Rai ishte në moshën 58 vjeç, është gjetur i pajetë në Romë, dyshohet për shkak të infarktit kardiak.
Ndërhyrja e stafit mjekësor nuk ka mundur që ta kthejë në jetë. Gazetari u gjet vetëm në shtëpinë e tij, viktimë e një sëmundje të papritur. Franco ishte prej vitesh një figurë shumë e dashur në ekranet e sportdashësve italiane.
Aventura e tij në Rai nisi në vitin 1984, teksa për 28 vjet, ai komentoi shumë evente të mëdha sportive. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

