Tronditet Juventus, humbet 3 yje në sfidën me Fiorentinën
Nuk kanë fund lajmet e këqija në shtëpinë e Juventusit. Skuadra bardhezi po vuan së tepërmi në transfertën ndaj Fiorentiëns, teksa është detyruar që të bëjë 3 zëvendësime të detyruara për shkak dëmtimi.
Në pjesën e parë dolën nga fusha Douglas Costa dhe Pjanic për shkak problemeve muskulore, ndërkohë që mesin e fraksionit të dytë edhe Danilo u detyrua të dilte nga fusha, por për shkak dëmtimi muskulor.
Tri probleme të mëdha për skuadrën torineze, që humbet 3 elementë të rëndësishëm në prag të ndeshjes ndaj Atleticos së Madridit në Champions League. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

