Tronditet Juventusi, Chiellini dëmtohet rëndë në stërvitjen e pasdites

Juventusi merr një lajm tronditës pasditen e sotme. Bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë të Giorgio Chiellinit, që ka këputur ligamentet e kryqëzuara të gjurit të djathtë dhe do të duhet të operohet, ndërsa rikthimi në fushë pritet pas të paktën 6 muajve.

Giorgio Chiellini ishte shndërruar në një shtyllë të prapavijës bardhezi gjatë viteve të fundit dhe dëmtimi i tij është vërtetë një goditje e rëndë për Juventusin, ndonëse në pankinë janë gati emra si De Ligt, Demiral e Rugani, që bashkë me Bonuccin mund të formojnë dyshen e mbrojtjes.

Ky është një dëmtim i rëndë për 35-vjeçarin që do ta ketë shumë të vështirë për t’u rikuperuar nga një dëmtim i tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?