Tronditet sërish bota e sportit, boksieri 23-vjeçar bie në koma dhe humb jetën

Bota e boksit është tronditur sërisht. Vetëm tre ditë nga ndarja nga jeta e 28-vjeçarit rus, Maxim Dadashev, një tjetër boksier ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin argjentinas, Hugo Alfredo Santillan.

Ky i fundit ka marrë dëmtime në tru, pas një ndeshje të peshave super të lehta, kundër uruguajanit, Eduardo Javier Abreu.

Santillan u shemb në tokë në momentin kur juria shpalli fituesin. Ai u transportua menjëherë në spital, por nuk mundi dot të fitonte luftën me vdekjen. Santillan përfundoi në koma, për të mos u zgjuar më.

Swiss Digital Desktop Reklama

Santillan e kishte pseudonimin “dinamiti”. Ai ishte një boksier profesionist që nga 2015-ta. Në karrierë argjentinasi ka zhvilluar 27 ndeshje, duke fituar 19, humbur 6 dhe barazuar 2.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tre ditë më parë Dadashev humbi jetën si pasojë e grushteve të marrë, gjatë ndeshjes me Subriel Matias, për peshat e lehta, e cila u zhvillua në Maryland.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?