Tuchel e shpreh hapur: Nuk dimë të shënojmë, mungon një numër 9!

Trajneri i Bayernit Thomas Tuchel, është shprehur se nuk është një lajm i ri se ekipit i mungon një numër 9. Në ndeshjen kundër Manchester Cityt ekipi krijoi 10 raste në të cilat vetëm 4 përfunduan me goditje në portë dhe mungesa e një qendërsulmuesi ndihet jo pak

“Nuk është më një lajm i ri që ne po kërkojmë për një numër 9, siç e shihni ne në çdo ndeshje përpiqemi të improvizojmë, por është shumë e vështirë, duhet një lojtar natyral për atë pozicion. Kundër Cityt krijuam shumë raste dhe më vjen inat që nuk e kemi lojtarin e duhur për t’i finalizuar rastet tona”, tha Tuchel.

Bayerni e nisi ndeshjen me treshen Gnabry, Koman, Sane të cilët ishin të pamjaftueshëm për të shënuar. Goli erdhi vetëm në pjesën e dytë me talentin francez Mathyas Tel i cili shfrytëzoi një top të kthyer pas pritjes së portierit Ederson.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sezoni i ri është gati të nisë së shpejti dhe Bayerni duhet të gjejë shpejt një zgjidhje për sa i përket numrit 9, i cili i mungon që nga largimi i Robert Leëandoëskit drejt Barcelonës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?