Tuchel në konferencë: Kam kaluar netë pa gjumë para duelit ndaj City-it

Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel (Mike Egerton/PA) (PA Wire)

Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel, pranon se ka kaluar netë pa gjumë para takimit të skuadrës së tij në Champions League ndaj Manchester City-it. Tuchel kthehet në Angli për herë të parë që kur u shkarkua nga Chelsea në shtator. Në 10 takimet e mëparshme, Tuchel ka mposhtur 3 herë skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola.

“Do të përpiqem të shkoj në shtrat herët. Shpresoj se do të arrij që të fle. Përgatitja më e mirë është gjumi, por ndonjëherë është e vështirë ta bësh atë gjumë kur mendon për gjëra. Këtë mëngjes u zgjova shumë herët dhe vendosa të shkoj në fushë sepse nuk mund të flija përsëri. Thjesht vazhdova të mendoja për ndeshjen”, tha strategu gjerman.

Fitorja e fundit e Tuchel ndaj Guardiolës ishte në vitin 2021, kur Chelsea mundi Cityn në finalen e Ligës së Kampionëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk mendoj se mund të mësoj shumë nga ndeshjet e tjera që kam luajtur kundër Pep. Është unike ajo që bën Pep. Ne do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje, por do të na duhet një performancë fantastike për të krijuar probleme për Cityn”, shtoi Tuchel në konferencën për mediat. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?