Tukel refuzon Bajernin, kërkon që të marrë drejtimin e ekipit të madh anglez
Tomas Tukel ka refuzuar ofertën e Bayernit të Mynihut, për të pasuar Jup Hejnkes në përfundim të sezonit. Sipas “Bild”, 44-vjeçari do të marrë drejtimin e skuadrës së Arsenalit. Është pikërisht mundësia që po i jepet për të marrë drejtimin e “Topçinjve” arsyeja pse ka refuzuar bavarezët.
Arsen Venger do të largohet nga “topçinjtë” në fund të këtij sezoni. Situata mund të ndryshojë vetëm nëse fiton Europa Leaguen, trofe që i jep të drejtë të marrë pjesë ne Champions sezonin e ardhshëm.
Agjenti i trajneri Olaf Meinking nuk i ka komentuar këto zëra, por mediat gjermane janë të bindura se Tukel nuk do të marrë drejtimin e Bajernit.
KOHA JONË SONDAZH

