Turqia pa yllin e skuadrës në ndeshjen ndaj Shqiperisë

Shqipëria merr menjëherë një lajm shumë të mirë për sfidën e ardhshme ndaj Turqisë që do të jetë përcaktues për fatin e kuqezinjve në eliminatoret e “Euro 2020”. Në Turqi në takimin e 11 tetorit të ardhshëm, skuadrës së Edy Reja-s i bën punë vetëm fitorja. Lajmi i mirë ka të bëjë me faktin se përfaqësuesja turke ashtu si në sfidën e parë të zhvilluar në “Loro Boriçi” nuk do të mund të mbështetet te ylli i skuadrës së saj Cengiz Under.

 

Sulmuesi anësor i Romës i cili u dëmtua pak ditë më parë në stërvitje me kombëtaren turke duke humbur edhe sfidat ndaj Andorrës dhe Moldavisë, do të qëndrojë jashtë fushave të futbollit për minimalisht 5 javë, afat i mjaftueshëm ky për të mos qenë në fushë ndaj kuqezinjëve por edhe ndaj Francës në ndeshjet e tetorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Analizat të cilave u është nënshtruar Under gjatë ditës së martë kanë evidentuar një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së djathtë dhe kjo do të thotë që Under do të jetë i gatshëm për Romën pas vetëm 5 javësh duke humbur edhe takimet ndaj Sassuolos, ish-skuadrës së tij Istanbul Basaksehir në Europa League, Bologna-s, Atalantës, Lecces, Wolfsberger dhe Cagliarit. Ai nuk do të jetë as ndaj Shqipërisë dhe Francës në dispozicion të trajnerit Senol Gunes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image result for cengiz under turkey

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?