Turqia “shokon” kampionët e botës, fitojnë Italia dhe Gjermania (VIDEO)
Turqia ka bërë surprizën e madhe mbrëmjen e sotme në eliminatoret e Euro 2020, duke mposhtur pastër 2-0 Francën, kampione e botës në fuqi. Edhe pse me lojtarët më të mirë në fushën e lojës, kampionët e botës dolën të mposhtur nga Turqia, e cila realizoi 2 gola që në pjesën e parë, me Ayhan dhe Under. Me këtë fitore, Turqia merre kreun e grupit me 9 pikë të plota, ndërsa Franca mbetet në vendin e dytë me 6 pikë, po aq sa Islanda.
Italia vazhdon serinë e rezultateve pozitive në kualifikuese duke mundur me lehtësi Greqinë 3-0 në Athinë. Skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini shënoi tre gola në dhjetë minuta në kryeqytetin helen, duke ruajtur vendin e parë në grup. Barella, Insigne dhe Bonucci shënuan golat për të kaltrit.
Gjermania mori një fitore të rëndësishme 2-0 në Bjellorusi, duke siguruar trepikëshin e radhës në Grupin C. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 13-të nga Sane, ndërkohë që në fraksionin e dytë Reus shënoi golin e dytë.
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

KOHA JONË SONDAZH