FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U-17, Shqipëria në një grup me Serbinë dhe Maqedoninë

 

Shqipëria dhe Serbia dhe Maqedonia do të jenë  në një grup me Italinë në kualifikimet për Kampionat Evropian.

Tre ekipet ballkanase njihen për rivalitetin e tyre të nxehtë, megjithatë shorti i ka vënë ato në një grup.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Sot në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i fazës eliminatore të Kampionatit Evropian për ekipet kombëtare U-17. Shqipëria është pozicionuar në grupin e katërt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndeshjet e fazës së parë kualifikuese do të zhvillohen në Itali, në datat 26, 28 dhe 31 tetor të vitit të ardhshëm.

-“Shorti, sigurisht, nuk është i lehtë. Dy skuadrat e para janë favorite. Por ne do të punojmë fort gjatë kësaj periudhe që kemi në dispozicion për t’u rritur dhe për të synuar më tepër. Do të jetë e vështirë, por në futboll asgjë s’është e pamundur,” – tha  pas hedhjes së shortit trajneri i Kombëtares U-17 të Shqipërisë, Xhemal Mustedanagiç.

Italia u kualifikua e para në grupin e 12-të. Interesant është fakti se në këtë grup bënte përsëri pjesë Maqedonia, e cila u rendit e katërta. Serbia bënte pjesë në grupin e 5-të, ku u kualifikua si e dyta, pas Austrisë, që zuri vendin e parë. Shqipëria bënte pjesë në grupin 1 dhe zuri vendin e fundit, me 1 pikë, pas Holandës, Zvicrës dhe Uellsit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?