U dëmtua ndaj Romës, Gjimshiti rrezikon një tjetër mungesë të gjatë

Berat Gjimshiti rrezikon sërish ndeshjet e kombëtares në eliminatoret e Kampionatit Europian, ndërsa pësoi një tjetër dëmtim në Itali.

Mbrojtësi i qendrës luajti 73 minuta në ndeshjen e Serie A mes Atalantës dhe Romës, fituar 3-1 nga vendasit, dhe në pushim u zëvendësua. Ende nuk dihet shkalla e lëndimit për 30-vjeçarin kuqezi, por trajneri Gasperini dyshon se mund të jetë serioz.

“Mendoj se Gjimshiti mori një goditje të fortë në gishtin e madh të këmbës. Duhen testet për të provuar nëse bëhet fjalë për thjesht një goditje apo nëse kemi të bëjmë me një thyerje. Në ditët në vijim do ta shohim, por rreziku ekziston”, u shpreh Gasperini.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjimshiti pësoi dëmtimin e tretë që nga shtatori i kaluar, pasi i ndodhi në shtator ndaj Milanit dhe pak javë më parë ndaj Napolit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?