U dëmtua në finale ndaj Interit, De Bruyne pritet të mungojë gjatë

Kevin De Bruyne pritet të mungojë për një kohë të gjatë pas dëmtimit të pësuar në finale kundër Interit.

Sipas “Sportmediaset”, mesfushori belg rrezikon të qëndrojë jashtë fushave të blerta për 3 muaj pas dëmtimit që pësoi në kofshë. Megjithatë, kjo pritet të konfirmohet në orët në vijim.

Në rast se dëmtimi i De Bruynë zgjat për 3 muaj, 31-vjeçari me shumë gjasa do të humbasë dy finale. Një ndaj Arsenalit në Community Shield dhe Superkupën e Europës ndaj Sevillas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë sezon në 32 paraqitje në Premier League, belgu ka qenë fantastik me 7 gola të shënuar dhe 18 asiste.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?