U dëmtua në kombëtaren tonë, Hysaj humbet sfidën e radhës në Seria A

Napoli do të sfidojë Sampdorian këtë fundjavë, teksa trajneri Carlo Ancelotti nuk do të ketë në dispozicion Elseid Hysajn. Mbrojtësi i kombëtares sonë sipas mediave italiane nuk ka arritur që të rikuperohet në kohë për ndeshjen ndaj dorianëve për shkak të një dëmtimi muskulor.

 

Hysaj shënoi golin e parë me kombëtaren dhe bëri super ndeshje por pikërisht për shkak të një dëmtimi la fushën e blertë në pjesën e dytë. Ditën e sotme ai është stërvitur veçmas nga pjesa tjetër e grupit, duke bërë që të lihet jashtë grumbullimit, për të mos rrezikuar një dëmtim edhe më të rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?