U dënua me 9 vite burg pas përdhunimit të një shqiptareje, Italia kërkon ekstradimin e Robinhos

Qeveria italiane i ka kërkuar Brazilit të zbatojë dënimin me nëntë vjet burg ndaj ish-futbollistit Robinho, i dënuar për përdhunim. Informacioni u zbulua  nga portali Uol, duke cituar urdhëresën. Ministri i Drejtësisë, Carlo Nordio, e firmosi kërkesën më 24 janar.

Ai ia dërgoi qeverisë braziliane në rrugë diplomatike më 31 të po këtij muaji. Autoritetet italiane kërkojnë gjithashtu që të zbatohet dënimi ndaj Ricardo Falco, mikut të ish-sulmuesit të Milanit.

Të dy u dënuan në Itali për përdhunimin e një vajze të re shqiptare. Ngjarja ndodhi në Milano më 22 janar 2013. Ky dënim u vendos ndaj Robson de Souza (Robinho) nga Gjykata e Milanos në 23 nëntor 2017”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria italiane shpjegon se Ministria e Drejtësisë i kërkoi Brazilit të ekstradonte Robinhon dhe Falcon në shtator të vitit 2022. Një kërkesë e refuzuar nëntorin e kaluar, për shkak se neni 5 i Kushtetutës braziliane ndalon ekstradimin e shtetasve të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?