U kërcënua para ndeshjes Kastrioti-Bylis, policia merr në mbrojtje arbitrin Juxhin Xhaja
Pas kërcënimit me jetë dy ditë më parë, sot kanë dalë detaje të tjera për arbitrin e futbollit Juxhin Xhaja. Gjyqtari kryesor është marrë në mbrojtje nga strukturat e specializuara të policisë, pasi ndihet i rrezikuar për jetën e tij dhe familjarëve të tij.
Juxhin Xhaja mori një telefonatë nga e cila u kërcënua me jetë para ndeshjes Kastrioti-Bylis, e sikur të mos mjaftonte kjo, mësohet se kërcënimet kanë shkuar deri te familjarët e arbitrit.
Xhaja nuk pranoi të dilte në fushë, çfarë solli dhe anulimin e sfidës. 32-vjeçari bëri një kallëzim penal në polici, ndërsa po punohet për identifikimin e personave në fjalë.
KOHA JONË SONDAZH

