FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U la jashtë Championsit, shpërthen Emre Can: Sarri nuk u tregua i sinqertë!

Mosgrumbullimi në listën e Champions League, ka sjellë një reagim të ashpër nga Emre Can, i cili së bashku me Mandzukic nuk ishte në 23 futbollistët që kishte përzgjedhur trajneri Sarri.

 

“Nuk mund të gjej një shpjegim, kam marrë një telefonatë rreth një minutë nga një pjestar i stafit. Ishte një zhgënjim i madh, nuk e kam kuptuar dhe jam i zemëruar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-lojtari i Liverpoolit nuk e ka fshehur zhgënjimin e marrë nga stafi teknik i bardhezinjve, që e komunikoi lajmin ditën e djeshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dua të luaj në Champions, klubi javën e kaluar më pati premtuar tjetër gjë. Mund të kisha biseduar me klube të tjera për të luajtur në Champions, Sarri nuk u tregua i sinqertë me mua, pasi nëse do e dija më parë vendimin, nuk do kisha qëndruar. Do të bisedoj me drejtuesit e klubit dhe me agjentin tim”

Merkato është ende e hapur në Portugali, por skenari më i mundshëm është që mesfushori turko-gjerman të largohet në merkaton e janarit nga bardhezinjtë. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?