U la jashtë Kupës së Botës nga Belgjika, Naingolan: U ngopa me këtë çështje
Edhe pse është një nga futbollistët më të mirë në Seria A në sezonet e fundit, kjo nuk e ka bindur trajnerin e Belgjikës, Martinez për t’i dërguar një ftesë për në Kupën e Botës. Po flasim për Razha Naingolan, i cili ka vendosur që të thyejë heshtjen dhe të reagojë duke njoftuar edhe largimin përgjithmonë nga Kombëtarja.
“Unë kështu jam, nuk vë maskë, nuk mund të bëj dot gjë. Jam i lodhur duke u paraqitur gjithnjë si ai djali i keq. Futbolli ende ngelet një hobi për mua. Në rregull, tani është edhe punë, por unë dua të gjykohem për atë çfarë bëj në fushë dhe jo për atë që bëj jashtë fushe.
Mos duhet që të flasim ndryshe për Maradonën pastaj me këtë logjikë? Çdokush është i lirë të bëjë ç’të dojë nëse luan mirë. A mendoni se të gjithë futbollistët janë djem të mbarë? Mua për vete nuk më vjen turp.
U ngopa me këtë çështje. Nuk dua të luftoj më. Të shkoja në botëror ishte ëndrra ime që fëmijë dhe tani mu hoq. Tani për tani jam në Guiness si futbollisti që për dy herë me radhë nuk iu lejua të merrte pjesë në një botëror. Është diçka kaq e pakuptueshme saqë më vjen për të qeshur”, u shpreh Naingolan. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

