U ndal nga Flamurtari, Lerda: Dy pikë që i kam peng, na mungoi cinizmi

Partizani nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën e sotme ndaj Flamurtarit. Trajneri i të kuqve, Franco Lerda është shprehur i pakënaqur nga ky rezultat në Vlorë.

“E kam si peng, pasi patëm avantazhin, pastaj me 4-5 raste nuk arritëm të realizonim. Duhet të luanim me më shumë cinizëm, ky është futbolli. Klasifikimi? Nuk është momenti të shoh klasifikimin, është çështja më pak e rëndësishme. Janë pikët e humbura, ato që më vjen keq dhe jo renditja.

Pretendimi një penallti të padhënë? Nuk kam çfarë komentoj më shumë. Atë prekje me dorë e patë të gjithë. Barazimi, hap pas? Nuk ka hapa pas, nuk ishte një hap pas në këtë ndeshje. Flamurtari ka vërtet këtë klasifikim, por edhe me Kukësin bëri shumë mirë. Atë ndeshje nuk mori pikë, ndërsa sot mori diçka më shumë. Do të doja normalisht 3 pikë. Patëm mundësi dhe shanse, ndërsa Flamurtari shënoi me pak raste. Duhet të shënojmë edhe golin e dytë e të tretë. Më vjen keq, pasi sot patëm mundësi. Ka ndeshje të tjera që shënon 2 gola me 2 goditje, por sot i patëm rastet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesit e Partizanit? Ekuban ka një dëmtim në kavilie. Solomon pati probleme muskulare. Edhe Brown ka munguar, prandaj e kam futur pak minuta. Duhet të punojmë më shumë që të jemi më të saktë para portës, por duhet ndonjëherë edhe fat. Na mbetet të punojmë më shumë për të shkuar te goli.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?