U ndërpre pas 56 minutash, klasikja Ajax-Feyenoord do të luhet nesër pa tifozë

Të dielën Klasikja e futbollit holandez mes Ajax-it dhe Feyenoord-it, u ndërpre në minutën e 56-të, kur rezultati ishte 0-3 për skuadrën nga Rotterdami, pasi tifozët vendas shpesh herë hidhnin sende në fushë.

Nga federata u vendos që ndeshja të luhej të mërkurën në orën 14:00 pa tifozë. Një endim që fillimisht nuk i pëlqeu Ajax-it, por që më pas u detyrua që ta pranonte për të shmangur dhe ndonjë dënim më të rëndë.

Ajax këtë sezon e ka nisur shumë keq kampionatin pasi ndodhet në vendin e 14-t me vetëm 5 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP