U transferua në janar në Francë, Skuka drejt largimit nga Metz
Sporti E Shtunë, 27 Maj 2023 18:04
Në merkaton e janarit, Xhuliano Skuka u transferua me shumë bujë nga Partizani te skuadra e Metz, por nuk ka mundur të tregojë kualitetin e tij.
Ish-bomberi i Partizanit nuk ka pasur shumë minuta lojë. “Socios Metz” raporton se mungesa e hapësirave ka bërë që drejtuesit të marrin një vendim dhe Skuka të largohet në merkaton e verës.
Në këtë sezon për Metz, Xhuliano Skuka ka luajtur në total 9 ndeshje, duke numëruar vetëm 68 minuta lojë.
KOHA JONË SONDAZH

