UEFA befason, finalja e Superkupës së Europës do të gjykohet nga një femër

Më 14 gusht, në Stamboll, do të luhet finalja e Superkupës së Europës mes dy gjigantëve angleze, Livepool dhe Chelsea (fituesit e Championsit dhe Europa League-s). Për herë të parë në historinë e futbollit, në një finale të këtij niveli drejtësinë në fushë do ta vendosë një femër.

 

Bëhet fjalë për Stéphanie Frappart, gjyqtaren franceze, e cila ka arbitruar finalen e Botërorit të femrave mes Shteteve të Bashkuara dhe Holandës vetëm pak javë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Frappart arrin ta thyejë për herë të dytë tabunë: në muajin prill u bë femra e parë që vendosi drejtësi në një ndeshje të Ligue 1 mes Amiens dhe Strasbourgut. Ashtu si në finalen e Botërorit të femrave, Frappart do të ketë si ndihmëse bashkëkombësen e saj Manuela Nicolosi dhe irlandezen Michelle O’Neal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?