UEFA e irrituar me Federatën Italiane, kërkonte një dënim më të ashpër për Juventusin

Skuadra e Juventus-it nuk do të luajë në Champions League në sezonin e ardhshëm pas dënimit prej 10 pikësh për për falsifikimin e bilanceve dhe transferimet e dyshimta të lojtarëve.

Bardhezinjtë me gjasa do të ketë një sezon pa kompeticione europiane gjatë 2023/2024-ës, për arsye se gjatë muajit qershor pritet edhe një ndëshkim nga ana e UEFA-s, që përflitet se do të jetë përjashtimi nga çdo kompeticion i tyre për të paktën 1 sezon.

Në finalen e Europa League, e luajtur në Budapest, numri 1 i futbollit europian, Aleksander Ceferin ka patur mundësi të takohet me presidentin e federatës italiane të futbollit, Gabriele Gravina, ndaj të cilit thuhet se është shfaqur hapur pakënaqësia e UEFA-s për dënimin e “butë” sipas tyre ndaj Juventusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ceferin e ka bërë të qartë tek Gravina dhe drejtues të tjerë të federatës italiane se në lidhje me këtë situatë, ‘UEFA’ priste një qëndrim më të ashpër nga ana e drejtësisë sportive në Itali se sa penaliteti me zbritjen e 10 pikëve në renditje për klubin torinez.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?