UEFA ka nën vëzhgimin Milanin dhe Toulouse, vetëm një prej tyre mund të luajë në kompeticionet europiane

Milani dhe Toulouse janë nën vëzhgimin e UEFA-s. Arsyeja? Të dy klubet kanë të njëjtin pronar, grupin RedBird të Gerry Cardinale dhe rregullorja e federatës europiane e ndalon që dy klube në të njëjtën pronësi të marrin pjesë në të njëjtin turne kontinental ose në 2 turne që kanë lidhje mes tyre.

Kuqezinjtë janë kualifikuar në fazën e grupeve të Champions League, pasi zunë vendin e katërt në kampionat, ndërsa skuadra franceze fitoi një vend në Europa League pas suksesit në Kupën e Francës.

Të hënën në Nion do të analizohet situata e 2 klubeve dhe vendimi për pjesëmarrjen e tyre në Kupat e Europës do të vijë në mes të javës së ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

UEFA do të analizojë tre raste: Brighton dhe Union Saint-Gilloise (të dyja në pronësi të sipërmarrësit anglez Tony Bloom), Aston Villa dhe Vitoria Guimaraes (në pronësi të Nassef Saëiris)

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?