FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

UEFA mendon pezullimin e të gjitha kompeticioneve, pritet vendimi zyrtar

UEFA është sensibilizuar me situatën e krijuar dhe ka vendosur ndërprerjen e të gjitha ndeshjeve të kompeticioneve europiane, përfshi edhe takimet e Europa Leagues, të planifikuara për mbrëmjen e sotme.

Lajmi është dhënë nga spanjollja Marca, sipas të cilës vetë qeveria europiane e futbollit pritet të dalë me një deklaratë zyrtare nga momenti në moment, ku do të njoftojë edhe ndërprerjen e kompeticioneve euroiane deri në një moment të dytë.

Momentalisht Juventusi, Interi dhe Reali i Madridit janë vendosur në karantinë, ashtu si edhe klube të tjera europiane, ndërsa përveç Serisë A dhe La Ligës, të tjera liga europiane pritet të ndërpresin aktivitetet normale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata e krijuar vë në rrezik serioz edhe Kampionatin Europian, pasi përveç disa ligave europiane, edhe kompeticionet e organizuara nga UEFA si Champions dhe Europa League, do ta kenë të pamundur të mbyllen brenda afateve të parashikuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?